GazetaMax
Lifestyle

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, i është rikthyer muzikës. Ajo sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”.

Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale.

Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime, ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.

Sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.

Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.

Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana, që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private.

Related posts

Mjekja Grozdanova: Shumë pak vajza vaksinohen me HPV, prindërit ta marin punën seriozisht

Gazetamax.mk

Harrojeni Arbenitën, motra e saj iu lë pa fjalë me bukurinë e saj

Gazetamax.mk

Sapo jeni njohur me dikë, 10 sinjalet që tregojnë qëndrimin e tij për paratë

Gazetamax.mk