GazetaMax
Lajme

Veprimtari i njohur shqiptar Naser Nika shpallet qytetar nderi nga komuna e Malishevës

Atë tashmë e njohin të gjithë për punën dhe veprimtarinë e tij që megjithëse jeton në Amerikën e largët gjithmonë jep kontributin e tij për shqiptarët. Fjala është për veprimtarin e njohur Naser Nika i cilo këto ditë bashkë me shumë personalitete të huaj dhe shqiptarë ka vizituar edhe disa qytete të Kosovës. Vetë Naseri në një postim në rrjetin e tij social shumë të ndjekur në facebook ma tregon edhe për nderin që i është bërë në komunëm e Malishevës. Ai shkruan konkretisht kêshtu:”

Miq të dashur!

Dua të ndaj me ju një lajm të mirë, që sot me propozim të kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, dhe me votimin e të gjithë anëtarëve të Asamblesë, më është ndarë çmimi “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës.

Ky është një nder shumë i madh që më është bërë mua nga një Komunë e Kosovës që drejtohet nga një kryetar i jashtëzakonshëm dhe i dashur nga populli siç është kryetari Ekrem Kastrati, të cilit i jam përherë mirënjohës.

Këtij moment të mirë i ka dhënë edhe më shumë kuptim fakti, se bashkë me mua, “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës janë shpallur edhe dy personalitete të larta të politikës së shtetit të New Yorkut, anëtarin e Asamblesë, Charles D Fall, dhe anëtari i Këshillit z. David Carr.

Faleminderit Kryetar Ekrem Kastrati, faleminderit Komuna e Malishevës!”. Bashkë me kêtë status ai ka postuar dhe fotografi disa prej të cilave po i shihni dhe ju nga kjo ceremoni.

Related posts

Armend Muja flet për 1 vjetorin e Qeverisë Kurti: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë

Gazetamax.mk

Neni 45 i Statutit të BDI-së, Ali Ahmeti shkarkon drejtuesit e degëve dhe emëron ushtrues detyre

Gazetamax.mk

Kriza më e madhe e refugjatëve në një shekull, rreth 3 milion njerëz janë larguar deri më tani nga Ukraina

Gazetamax.mk