GazetaMax
Ballina

BDI: Ndërtuam çerdhe, shkolla, universitete, salla, konvikte, pishina për nxënësit dhe rritëm rrogat për arsimtarët

Bashkimi Demokratik për Integrim uron nxënësit, prindërit dhe arsimtarët në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

“Urojmë nxënësit me dëshira për shumë suksese dhe mbështesim të gjithë mësimdhënësit në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet edukative, por edhe për të arritur vlerësimin e drejtë të kontributit të tyre intelektual.

Ndërtuam shkollat në Vizbeg, Bllacë, Reçicë të vogël, po ndërtohet në Sellcë si dhe gjimnazi Sami Frashëri në Kumanovë, renovuam shumë shkolla në të gjitha vendbanimet, zgjodhëm problemet në Çashkë dhe Veles, ndërtuam Universitetet dhe konviktet tona në Tetovë e Shkup, salla, pishina e çerdhe në komunat tona, bashkë me gati se të gjithë infrastrukturën arsimore në të gjitha nivelet.

Rritëm rrogat për rreth 47.5% në mandatin tonë dhe mbështesim rritjen e premtuar dhe të merituar të rrogave të arsimtarëve. Gjithashtu, viti shkollor i pret nxënësit me libra të shtypur gati, pa asnjë vonesë dhe mungesë si rezultat i punës sonë këtë pranverë.

Andaj, urojmë një vit të mbarë me plot shëndet, suksese për nxënësit, krenari për prindërit dhe plotësim për mësimdhënësit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Related posts

Grubi: Kemi marrëveshje që vendi ta ketë kryeministër shqiptar

Gazetamax.mk

Përurohet zyra e Qendrës për punë sociale në Çair, drejtori Baftiju: Vendosshmëri për zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve

Gazetamax.mk

Grubi – Mecacci: Ndryshimi i Kodit zgjedhor kërkon konsensus të të gjitha partive politike

Gazetamax.mk