GazetaMax
Lajme

U mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI-së

Sot në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI-së. Në këtë mbledhje Rijaseti debatoi në bazë të rendit të ditës, ku mes tjerash u diskutua për parapërgtitje për Haxhin 2025; për projektin e jetimëve; akreditimin e Medresesë dhe çështje tjera që janë në kompetencë të Rijasetit.

Mes tjerash, Reisul Ulema, informoi Rijasetin me aktivitetet në mes dy mbledhjeve, me theks të veçantë bashkëpunimin e BFI-së me botën islame, duke theksuar se tashmë BFI është faktor kryesor në rajon dhe me gjerë dhe kjo dëshmohet me ftesa për pjesëmarrje në shumë Konferenca ndërkombëtare dhe rajonale të organizuara nga Organizatat relevante të botës islame dhe me këtë është konsoliduar lidhja institucionale mes BFI-së dhe organizatave të ndryshme botërore të vendeve islame.

Rreth projektit të jetimëve, u kërkua nga Muftinitë të përshpejtojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve, sepse aplikimi në sistemin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë ka filluar. Ndërsa nga ne kërkojnë aplikim sa më të shpejtë dhë të kompletuar me dokumentacionin e duhur.

Rreth akreditimit të Medresesë “Isa Beu”, drejtori i saj informoi se tashmë procedurat lidhur me akreditimin janë në fazën e fundit.

Implementimi i programit sipas akreditimit të Medresesë tashmë ka filluar. Nga ana jonë janë bërë të gjitha procedurat e kërkuara nga Ministria e arsimit për shkollat e mesme Medreseja Isa Beu.

Rijaseti unanimisht si përgjegjës të jetës fetare në diasporë emëroi Mr. Mafiz Rustemin një kuadër i dëshmuar në vend dhe diasporë.

Related posts

Intervistë e gazetarit slloven Primoz Cirman: Skandalin e fabrikoi Janez Jansha – Berishaj ishte miku i tij, por e sakrifikuan

Gazetamax.mk

Kërkesa e Britanisë së Madhe që krahas Ukrainës edhe Ballkani Perëndimor të ketë mbështetjen për mbrojtje nga Rusia, flasin ekspertët

Gazetamax.mk

Kovaçevski siguron se nuk do të ketë shok çmimesh deri në fundvit

Gazetamax.mk