GazetaMax
Lajme

Me flamurin Dardan Agron Kolthi flet për Kosovën dhe shqiptarët mes ajkës së politikës evropiane

Ashtu siç edhe kishim lexuar dhe parë ai ka realizuar takimet që kishte paralajmëruar me njerëz të njohur të botës së politikës. E kemi fjalën për atdhetarin dhe kryetarin e Partisë Demokristiane në Itali Agron Kolthi. Madje shqiptari i njohur i çështjeve shqiptare e ka mbajtur fjalën me flamurin Dardan ka qenë i pranishëm fundjavën e kaluar në Milano të Italisë në një takim me europarlamentarë, deputetë dhe senatorë. Takimi është realizuar dhe këtu Agroni ka ngritur sërisht zërin pêr shqiptarët dhe situatën në Kosovë me theks të veçantë sovranitetin e saj. Ne ju sjellim dhe disa foto eskluzive nga ky takim, ndërsa flamuri i Dardanisë ju ka bërë shumë përshtypje të gjithëve të pranishmëve. Ndërsa mësohet se ai së bashku me pjesëmarrësit në këtë takim që ishin: Europarlamentarë, deputetë, senatorë dhe përfaqësues të komunave janë dakorduar për një tjetër takim në Strazburg dhe Brukses e ku tema do të jetë Dardania e ku mendohet që të realizohet nga fundi i muajit shkurt 2025.

Related posts

Hajnat vjedhin Shtëpinë e ARM në Shkup

Gazetamax.mk

Zgjedhje nga e para në Rrogozhinë/ Më shumë votues se në 14 maj! Numërimi pritet të nisë në orën 23.00

Gazetamax.mk

Kasami në Shipkovicë, inspekton punimet e përroit të fshatit

Gazetamax.mk