GazetaMax
Ballina

Bianca Junzell, artistja shqiptare me famë botërore që ka një mision të shenjtë

Bianca Junzell është pop-artistja shqiptare me famë internacionale, e cila falë interpretimit dhe performancës, ja ka dalë që të ketë adhurues në mbarë botën. Një artiste e rrallë, speciale dhe tejet e rafinuar. Bianca, përtej muzikës, shkëlqimit skenik, është një grua dhe nënë tejet e përkushtuar dhe që ka një mision: “Ta bëjë jetën e saj sa më të bukur”.

Momenti më i bukur i jetës?

Kur vajza ime ka ardhur në jetë. Nuk ka pasur asgjë më të bukur në jetën time deri në atë moment. Nuk do ta harroj ndjenjën kur e mbajta për herë të parë në duar. Ishte dhurata më e bukur nga Zoti. Kujtimi më i bukur i jetës sime.

Po, momenti më i rëndësishëm?

Kur jam ndier e plotësuar në shpirt. Unë besoj shumë në Zot dhe mendoj se çdo gjë që arrijmë në jetë është edhe falë ndihmës së pakursyer të Zotit, por edhe energjisë së njerëzve. Jam plotësuar me një partner të kuptueshëm, familje të shëndoshë, karrierë të ndërtuar sipas dëshirës, si me klientë në biznes, e, po ashtu, edhe në muzikë. Nuk mendoj shumë te pasuria, ani pse jam mirë edhe në këtë aspekt. Gjithsesi, për mua ka rëndësi pasuria shpirtërore, të tjerat vijnë me rend. Asnjëherë në jetë nuk ia mendoj të keqen askujt. Nëse kam mundësi të ndihmoj – e bëj, nëse jo atëherë e lë në dorë të Zotit.

Më i trishtuari?

Kur e humba gjyshen time para disa ditësh. Ka qenë dita më e vështirë e jetës sime. Ishte person i mrekullueshëm, me edukatë të shkëlqyer, që u largua nga jeta ime. S’di kur do ta pranoj këtë humbje. Shpresoj se në jetën tjetër të jem pranë saj.

Kënga e jetës?

Jeta është e bukur, shijojeni çdo sekondë. Duani ata që i keni afër zemrës, ndani kohë për ta! Gjithsesi, është e
rëndësishme të mos e harrojmë veten dhe obligimet tona. Mos harroni që në jetë çdo gjë duhet bërë sipas dëshirës dhe jo vetëm se e kemi obligim.

Si e përshkruan me pak fjalë karrierën tënde?

Shkëlqyeshëm, sepse kam arritur të punoj me pasion në fushën e muzikës dhe psikoterepisë. Kam kënduar në gjuhën shqipe, që e kam ndier gjithmonë afër zemrës. Muzika ime ka pasur sukses në shumë vende të botës dhe për këtë ndihem krenare.

Diçka që të ka mbetur peng në muzikë?

Është koha, që më duhet çdo herë ta balancoj me angazhimet tjera të jetës, që të mos e shpenzoj atë vetëm me pasionin tim, që është muzika. Kur jam në botën e muzikës, koha më ndalon në vend. Në fakt, shpesh jam në luftë për të gjetur
balancën ndërmjet përkushtimit ndaj familjes, qenit tim dhe muzikës.

Po, në jetë?

Më duhet të them se çdo gjë është në rregull. Ne duhet të mendojmë se jeta është e bukur dhe, pastaj, bukuria e jetës do të hyjë automatikisht brenda nesh. Ky është sekreti i jetës…

Na zbulo një anë tënden që publiku nuk e njeh?

Jam person pozitiv, andaj edhe vështirësitë e jetës mundohem t’i marrë me të lehtë, me besimin se çdo gjë ndodh për një arsye dhe çdo gjë zgjidhet një ditë.

Pika jote më e fortë?

Është besimi dhe fuqia që ndodhet brenda meje për të menduar se do t’ia dalë në çdo rrethanë. Çdo herë i arrij qëllimet dhe planet që i kam gjatë rrugës së jetës.

Pika jote më e dobët?

Nuk më pëlqen të humbi kohë pa kuptim. Nuk më pëlqejnë thashethemet. Më pëlqen koha e kaluar në mënyrë cilësore. Gjërat e tjera i pastroj nga tavolina ime…Nuk ka kohë as vend në jetën time për gjëra të shëmtuara, por vetëm të bukura.

Sekreti i bukurisë?

Më pëlqen të kujdesem për veten, fytyrën, trupin dhe gjithçka rreth meje. Bëj maska fytyre e flokë
çdo javë. Përpiqem të jem në trend edhe me veshjet, por edhe muzikën.

Projektet e reja?

Labeli im patën fatin të punojnë me një artiste si unë, e që dedikim primar e ka familjen, andaj nganjëherë shtyhen projektet e mia muzikore. Uroj që sa më shpejt të realizoj diçka të bukur dhe të përmbush pritshmëritë e publikut dhe fansave të mi, e që çdo ditë më shkruajnë, duke më pyetur se kur vjen kënga e re.

Diçka që s’ia ke thënë askujt e do na thuash neve?

Në nëntor dhe dhjetor do të jem në Nju-Jork, ku do të këndoj këngë të bukura shqipe. Gjithsesi, për më shumë informacione do u njoftoj në rrjetet e mia sociale. Po ashtu, së shpejti vijnë edhe projekte të reja muzikore në gjuhën angleze.

Related posts

Adelinën burri biznesmen e “mbulon” me stoli ari

Gazetamax.mk

Artisti Isuf Lani ka ditëlindjen, duket si një djalosh

Gazetamax.mk

Anila Nuzamala: Një yll i ri në botën e modës

Gazetamax.mk