GazetaMax
Lajme

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan

Zëvendës Kryerevizori shtetëror Mr. Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me ftesë të Komisionit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zëvendës Kryerevizori z. Ademi mori pjesë në debatin publik kushtuar temës “Barazia gjinore e grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”.

🔎 Enti Shtetëror për Revizion në përputhje me Programin vjetor të punës për vitin 2023 ka kryer auditimin e performancës si lloj i auditimit kooperativ me temën “Barazia gjinore e grave nga zonat rurale nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e punës” së bashku me KLSH-në e Republikës së Shqipërisë dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe e njeta është mbështetur nga zyra e UN Woman në vendin tonë. Janë dhënë gjithsej 25 rekomandime për tejkalimin e situatave të konstatuara tek institucionet kompetente.

🗣Zëvendës Kryerevizori theksoi se vendi ynë po përballet me sfida serioze, si rënia e numrit të banorëve nëpër fshatra, shpopullimi dhe mundësitë e kufizuara për banorët e zonave rurale. Roli i grave rurale në mbijetesën e këtyre komuniteteve shpesh mbetet i padukshëm dhe i panjohur nga publiku i gjerë. Pavarësisht nga kontributi i rëndësishëm që ato japin në zhvillimin e komuniteteve rurale, gratë përballen me shumë pengesa, duke përfshirë aksesin e kufizuar në burime, tokë dhe fonde financiare. Diskriminimi në tregun e punës, paga e ulët, puna e papaguar në shtëpi dhe një rol minimal në vendimet familjare e përkeqësojnë më tej situatën e tyre.

Related posts

Në tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.75 %

Gazetamax.mk

“Vdekje për shqiptarët”, policia arreston autorët e grafiteve në Gostivar

Gazetamax.mk

Kryqi i Kuq publikoi llogari dhe numra të telefonit për donacione për të pësuarit në Turqi dhe Siri

Gazetamax.mk