GazetaMax
Lifestyle

Një tjetër sukses për Nikolin Dodaj, merr pjesë në programin e famshëm italian

Ai vazhdon ta ushtrojë profesionin e tij prej kameramani dhe fotografi ka vite e vite, e duke qenë në eventet dhe spektaklet më të njohura në botë. Fjala është për artistin shkodran i cili tashmë jeton në Amerikë , Nikolin Dodaj ku ai ka pasur ftesë si kameraman në një prej programeve më të famshëm në Itali siç është “Ny Canta”, program që trasmetohet në kanalet e ndjekura italiane si Rai 1 e Rai 2. Shqiptari ka qenë aty me yjet italianë, ku ne kemi siguruar edhe këto foto që e tregojnë këtë, ndërsa Nikolini i cili është i ftuar si pjesë mediatike dhe korrespondet i Nju York për kanalet prestigjiose italiane, ka qenë aty me mikun e tij operatorin dhe regjisorin shqiptar Adriatik Berdaku, por edhe me regjisorë e skenaristë të famshëm që punojnë për fsstivalin e madh Sanremo. Por emra të njohur italian si: Nek, Pupo, Francesko, Marino Artaleti e shumë të tjerë kanë qenë në këtë show të njohur televiziv dhe para syrit të kamerës së shkodranit. Duket një tjetër sukses i madh i Nikolinit ku falë pasionit të tij e duan tashmë edhe spektaklet më të njohura jo vetëm në Amerikë dhe Itali por në tërë botën. Ai tashmë me studion e tij Eagle Eye Photography do të sjellë risi qoftë në teknologji por edhe në projekte të reja për bashkëkombësit e tij në New York dhe kudo.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=8426188974155773&id=100002942614677&rdid=OJP7ufGwpzIyrYsn

Related posts

Florim Gacaferi e nis mbarë, publikon këngën e re

Gazetamax.mk

Enca modeste, ja sa kushton fustani i saj

Gazetamax.mk

Revolucioni “Miss Shqipëria”/ 25 vite nga nisja e konkursit që theu tabutë. Bozo: Prezantojmë jo vetëm bukurinë e femrës, por dhe vendin

Gazetamax.mk