GazetaMax
Ballina

Gati për “Te Queiro-Je T’Aime” nga David Dreshaj

Ai nuk mund të rri pa projektuar një tjetër projekt muzikor. E kemi fjalën për artistin nga Malësia e i njohur e kërkuar kudo David Dreshaj, ku tashmë sapo ka realizuar klipin e këngës së tij më të re që pritet të publikohet shumë shpejt. Kënga ka edhe një titull shumë romantik “Te Quiero- Je T, T’ Aime” dhe në bazë të fotove që ai ka paralajmëruar do të jetë shumë ritmike dhe e bukur. Mësojmë se kënga êshtê punuar nga YooEngli, me melodi, tekst dhe beat nga J. Gashi, Engli Versal dhe David Dreshaj, master-mix nga Engli Versal dhe J.Gashi dhe video punuar nga Mars Studio në Kosovë dhe Endrit Rrahimi. Artisti është kuruar në detaj edhe për dukjen e tij me idetë e veta dhe stilim nga Nada Jovanovic , e do ta shoqërojnë dhe balerinat bukuroshe me një super koreografi. Kënga do të lansohet në të gjitha platformat digjitale pasditen e të mërkurës, e padiskutim se të gjithë e presin.

https://www.instagram.com/p/DBg-_jSNEhl/?igsh=MWdoMHA4N2dxeWpieg==

Related posts

Kovaçevski pjesëmarrës në Bruksel në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s për situatën në Ukrainë

Gazeta Max

Morena Taraku për ditëlindjen e saj preu 10 torte, këto janë urimet më të mira për të

Gazeta Max

Artoni, Xhevairi dhe Astriti, tre shqiptarët në Zvicër që argëtojnë Diasporën

Gazeta Max