GazetaMax
Kuriozitete

Xhudisti Indrit Çullhaj, medalje ari në kampionatin ndërkombëtar në Greqi

Xhudisti shqiptar, Indrit Çullhaj ka arritur të fitojë medalje ari në kampionatin ndërkombëtar të xhudos ‘International Judo Championship’ të zhvilluar në Greqi.

Xhudisti shqiptar fitoi 5 ndeshje përballë kundërshtarëve nga Greqia, Moldavia, Serbia, Bullgaria dhe në finale me kundërshtarin grek, ndeshje të cilën e fitoi me ‘Ippon’.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 700 sportistë nga të gjitha peshat. Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar i shënuar nga Çullhaj në vitin 2024.

Related posts

Pse Dybala nuk do të ishte tradhtar nëse do të kalonte te Interi?

Gazeta Max

Përfundojnë ndeshjet e 1/16 të Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Gazeta Max

“Fshesa” te Milan, këta lojtarë do të largohen nga klubi

Gazeta Max