Konferenca Diplomatike për Nënshkrimin e Marrëveshjes për të Drejtën e Dizajnit
Drejtori i ESHPI-së, z. Eljesa Neziri, po merr pjesë në Konferencën Diplomatike për Nënshkrimin e Marrëveshjes për të Drejtën e Dizajnit (Diplomatic Conference on the Design Law Treaty – DLT), e cila po mbahet nga 11 deri më 22 nëntor 2024 në Riad, Arabinë Saudite.
Marrëveshja synon të racionalizojë sistemin global për mbrojtjen e Dizajneve Industriale, duke e bërë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të aksesueshëm për mbajtësit e të Drejtave të Dizajnit, të mbrojnë veprat e tyre si në tregjet Vendase ashtu edhe në ato Ndërkombëtare.