GazetaMax
Maqedoni

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Niveli i pagave dhe kompenzimeve në vitin 2025 do të rritet me 8.1 për qind, ose me mbi 64 milionë euro, duke arritur në 782.6 milionë euro. Gjithashtu, paratë për paga ndahen përmes bllok-granteve. Në Propozim Buxhetin për vitin 2025 mund të shihni pagat mesatare bruto të të gjitha institucioneve që janë përfituese të këtyre parave. Portali pari.com.mk ka bërë një analizë të këtyre të dhënave në të cilën merr parasysh se ku janë pagat mesatare më të larta dhe ku janë më të ulëtat. Në mënyrë që shumat të jenë më afër njerëzve, ne do t’i ulim pagat nga bruto në shumën neto, shkruan portali pari.com.mk .

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale renditet e para për sa i përket pagave. Aty janë 63 të punësuar, ndërsa paga mesatare bruto është 161.533 denarë, gjegjësisht në shumën neto, pa taksa dhe kontribute, llogaria e punëtorëve do të marrë mesatarisht 105.628 denarë në muaj.

Në vend të dytë është Këshilli i Prokurorëve Publikë. Janë 16 të punësuar të cilët mund të mburren me pagë mesatare bruto prej 147.703 denarë, ose shumë neto prej 96.665 denarë.

“Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është organ i pavarur shtetëror që përpiqet të plotësojë pozitat e lira të prokurorit publik, vendos për përgjegjësinë në veprimet e prokurorëve publikë dhe shkarkimin e tyre, avancimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe sigurimin e ndërveprimit ndërmjet Këshillit dhe prokurorive publike, pajisjen e plotë teknike dhe integrimin e sistemeve të informacionit duke zëvendësuar infrastrukturën e vjetër me një të re dhe zbatimin e saj”, shkruhet në Buxhetin e propozuar për vitin 2025.

Në vendin e tretë është Qeveria. Aty janë 359 të punësuar, me bruto pagë mesatare prej 137.226 denarë, gjegjësisht mesatarja që shkon në llogarinë e tyre çdo muaj në shumën neto është 89.877 denarë.

Të dhënat e plota në: pari.com.mk

Related posts

Zhvillimet e fundit, BDI-Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët

Gazetamax.mk

Artan Grubi tregon se a do qeverisë BDI-ja me VMRO-DPMNE? (VIDEO)

Gazetamax.mk

Izet Mexhiti: Nëse preket ligji i gjuhës shqipe, preket Marrëveshja e Ohrit!

Gazetamax.mk