GazetaMax
Maqedoni

Do ketë edhe shportë të vitit të ri me mbi 600 produkte, publikohet javën tjetër

Në fund të javës së ardhshme do të shpallet shporta e Vitit të Ri me produkte ushqimore, thotë ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, transmeton Portalb.mk.

Shporta, e cila do të përmbajë mbi 600 produkte, do të jetë e vlefshme për një muaj, por Durmishi bëri të ditur se do të japë më shumë detaje rreth saj javën e ardhshme.

Ai thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit dhe se tashmë është drejt përfundimit të përgatitjes së shportës së Vitit të Ri.

Para Vitit të Ri, në tetor të këtij viti, për një muaj ishte në fuqi shporta e vjeshtës, në të cilën kishte kufizim të marzhit bruto të fitimit të disa prej produkteve ushqimore bazë me 10 përqind në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Shporta e vjeshtës zgjati deri më 31 tetor dhe më pas pati rritje çmimesh, ndonëse autoritetet njoftuan se do të kundërshtonin ashpër rritjen e çmimeve.

Kujtojmë se ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishinë konferencë për media me 1 nëntor prezantoi rezultatet e shportës konsumatore të vjeshtës. Sipas tij, masa u zbatua me sukses dhe sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë i dha rezultatet e pritshme. Por, përkundër masës, qytetarët në muajin tetor arritën të “kursejnë” hiç më shumë se 57 denarë nga harxhimet e nevojshme bazë për dallim nga muaji paraprak.

Related posts

Izet Mexhiti: Nëse preket ligji i gjuhës shqipe, preket Marrëveshja e Ohrit!

Gazetamax.mk

Spasovski: Me bashkimin e Shërbimeve të Inteligjencës, po i kthehemi kohës së regjimit

Gazetamax.mk

BDI kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar pas incidenteve të mbrëmshme në Kumanovë

Gazetamax.mk