GazetaMax
Maqedoni Uncategorized

Taravari: Për herë të parë në historinë e Maqedonisë arrestohet dikush që djeg flamurin shqiptar

Taravari: Për herë të parë në historinë e Maqedonisë arrestohet dikush që djeg flamurin shqiptar Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari për LAJM, ka deklaruar se shteti nuk do të lejon destabilizim dhe se do të përgjigjet njësojë për të gjithë.

Ai tha se për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, arrestohen persona që e përdhosën flamurin kombëtar shqiptarë.

Taravari iu bën apel gjithë qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve të atyre që nuk ia dojnë të mirën shtetit.

“Situatë jo e këndshme nga të dyja palët. Ka një proverbë popullore shqiptare e cila thotë: Çdo fis e ka nga një pis. Kështu që djegia e flamur të një shteti apo të një etnie apo të një kombi nuk është në rregull, por edhe qeveria dërgoi porosi të qarta. Nga të dyja anët praktikisht kishte marrje në bisedë edhe të shqiptarëve edhe të maqedonasve. Në Prilep, e dëgjova ministrin e MPB-së, ku për herë të parë në historinë e Maqedonisë ndodh që dikush që e djeg flamurin shqiptarë që të burgoset dhe të merren masa. Gjithashtu, fatkeqësisht edhe nga ana e shqiptarëve të cilët e kanë djeg flamurin shtetërorë, janë privuar nga liria disa persona, dhe kjo është porosi e qartë se të gjithë duhet t’i respektojmë flamujt e njëri tjetrit, t’i respektojmë ligjet. Çdo kush që bie pre e provokimeve të atyre që janë në zor sepse janë para përgjegjësisë, shumë shpejtë i thirr drejtësia, nuk bën dhe nuk duhet të jenë pre e provokimeve të tyre. Kështu që, i lus të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike, le ta respektojmë njëri tjetrin dhe le të respektojmë ligjet sepse qeveria do iu përgjigjet njësojë të gjithë palëve”, ka deklaruar ministri, Arben Taravari.

Related posts

Taravari: Nuk u pezullua gjuha shqipe, tani lini tendat për cirk

Gazetamax.mk

Fetai takohet me Sarrazin: Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në progresin e reformave

Gazetamax.mk

Hoqi tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë, policia arreston 17-vjeçarin

Gazetamax.mk