Vlora Kuçi, për publikun e gjerë e njohur si Lil Vlora, është emër i konfirmuar në fushën e bukurisë dhe estetikes…
Lil Vlora është estetistja shqiptare më e njohura në Zvicër, e cila në studion e saj “Beauty Lil” arrin transformime të jashtëzakonshme, rezultate që lënë pa fjalë. “Beauty Lil” është bindshëm vendi numër një ku arrihet perfeksioni. Kjo studio estetike vizitohet nga femra e meshkuj të të gjitha nacionaliteteve dhe, gjithashtu, nga një numër i madh fytyrash publike. Imazhi i këtij numri të “Kosovares”, Lil Vlora, vjen ndryshe, duke komentuar disa foto që flasin mjaft për qëndrimet dhe pikëpamjet e saj…
BESIMI NË ZOT?
– Ata që më njohin, por edhe ndjekësit në rrjete sociale, e dinë që unë besimin në Zot e kam të plotë. Për çdo gjë i drejtohem dhe falënderoj Zotin. Nuk ka forcë më të madhe dhe më absolute se forca e Allahut!
TAYNA VS MELINDA?
– Meqë më keni vendosur para një zgjedhje të tillë, e që më duhet ta zgjedh një emër, atëherë më duhet të them Tayna. Ajo është një nga rep-artistet më origjinale në trojet shqiptare.
“BIG BROTHER VIP KOSOVA”?
– Nuk më ka pëlqyer asnjëherë si format dhe kjo është arsyeja që nuk e ndjek. Kam parë aty-këtu video të shpërndara në rrjete dhe më habisin disa sjellje e veprime. Nuk do ta provoja asnjëherë si përvojë!
MESHKUJT QË BËJNË NDËRHYRJE?
– Thjesht, janë të kujdesshëm për pamjen e jashtme dhe duan që në çdo kohë e moshë të shkëlqejnë. Sot nuk është më tabu të bësh dhe
t’i pranosh ndërhyrjet. Është krejt normale dhe, kështu, duhet të jetë gjithmonë…
P. DIDDY DHE GJITHË SKANDALI QË E RRETHON?
– Është tmerr. Pas daljes në dritë të gjithë historisë dhe sages që vazhdon, unë nuk mundem më as të dëgjoj rep, zhanrin muzikor që e kam dashur shumë
CAPITAL T NË SYTË TU?
– Një reper dhe djalosh i mrekullueshëm, ndër më të mirët në estradë. Është tamam siç duhet të jetë një djalë dhe një artist…
TË MBULUARAT?
– Të lumët ato për veten! Uroj që edhe unë një ditë të ndërmarr një hap të tillë…
VITI 2025?
– Uroj shëndet për veten, familjen, miqtë dhe mbarësi për të gjithë! Në “Beauty Lil” viti 2025 do të sjellë edhe shumë risi…