GazetaMax
Maqedoni

Prokuroria kreu kontroll në Kumanovë, një nga automjetet e djegura është e prokurorit publik

4

Është kryer kontroll nga ana e prokurorit të Prokurorisë themelore publike nga Kumanova në lokacionet ku mbrëmë janë djegur dy automjete dhe një hapësirë afariste.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe po hetohen shkaqet dhe motivet e mundshme për vënien e zjarreve. Janë mbledhur gjurmë nga vendi i ngjarjes të cialt do të jenë lëndë ekspertize, ndërkaq po bëhet kontrolli edhe i kamerave për video mbikëqyrje”, informuan sot nga Prokuroria publike.

Nga Prokuroria informojnë se një prej automjetve është pronë e një prokurori publik.

Sipas informatave nga Qendra rajonale m]për menaxhim me kriza dhe nga Njësia territoriale zjarrfikëse nga Kumanova, mbrëmë kanë intervenuar ndaj dy automjeteve në rrugën “Trst” dhe një automjeti në rrugën “Nikolla Vapcarov”.Është intervenuar edhe ndaj një shtypshkronje.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim reaguan duke kërkuar menjëherë të hetohen rastet dhe kryesit të nxirren para drejtësisë. Nga BDI vlerësojnë se bëhet fjalë për urrejtje dhe përçarje ndëretnike dhe i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të rreagojë.

BURIMI: zhurnal.mk

Related posts

Kryetari i Butelit Kostovski nuk ka të ndalur: Luboteni dhe Lubanca kyçen në rrjetin e ujësjellësit të qytetit të Shkupit

Gazetamax.mk

Taravari: Për herë të parë në historinë e Maqedonisë arrestohet dikush që djeg flamurin shqiptar

Gazetamax.mk

Mexhiti: Po mbjellim 800 mijë fidane të reja në pesë lokacione

Gazetamax.mk