GazetaMax
Sport

Nxënës me uniformë të UÇK-së, reagon Arben Fetai

9

Zëvendëskryeministri në Maqedoninë e Veriut Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë.

Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase.

Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, shkroi Fetai.

Related posts

BDI: Shkrumbimi i disa makinave dhe një dyqani të shqiptarëve në Kumanovë, dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike

Gazeta Max

Karateisti Maliqi i bronztë në Kampionatin Europian

Gazeta Max

Fetai takohet me Sarrazin: Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në progresin e reformave

Gazeta Max