GazetaMax
Galileo

Njihuni me ConsciESG nga Techstars Sustainability Paris

“Fondet po humbasin para duke mos integruar ESG në mënyrën e duhur. ConsciESG ofron një platformë me të rezultatet e para ESG të provuara që lidhen me kthimet e aksioneve, fuqizimin e fondeve mbrojtëse dhe menaxherët e aseteve për të arritur fitime më të larta ndërsa japin një impakt pozitiv në ambient dhe shoqëri.”

  1. Cili është problemi që po përpiqeni të ndërmjetësoni?

Integrimi i ESG dhe rikthimet shihen si të kundërta me njëra-tjetrën, sepse fondet ESG nuk kanë performuar prej disa vitesh me radhë. Si rezultat, në SHBA dhe Europë, partnerë të limituar janë tërhequr nga fondet ESG. Vetëm në një tre mujor të vetëm, mes tre mujorit të katërt të 2023 dhe tre mujorit të parë të 2024, kemi parë mbi 15 miliardë dollarë të tërhiqen nga fondet ESG. Pavarësisht kësaj, asetet ESG kanë tejkaluar objektivin 30 trilionë dollarë në 2023 dhe janë drejt rrugës për të arritur 40 trilionë deri në 2030-ën. Rezultatet dhe mjetet ekzistuese ESG, kanë dështuar të ndihmojnë fondet të ruajnë strategjitë e tyre alfa të gjenerimit për shkak të industrisë dhe kufizimeve të tjera në metodologjitë e tyre.

ConsciESG, sjell rezultatet e para ESG, të cilët lidhen në mënyrë pozitive me rikthimet e ardhshme të aksioneve, i aftë të ndihmojë në integrimin e faktorëve ESG me besueshmëri të lartë në modelet e tyre ekzistuese të investimit, pa ndryshuar aftësitë e tyre gjeneruese alfa. Për më tepër platforma ConsciESG, ndihmon menaxherët e aseteve të komunikojnë në mënyrë transparente progresin drejt objektivave të tyre me partnerët e tyre të limituar dhe aksione të tjerë, duke i paraprirë kufizimeve rregullatore të vendosura rreth transparencës së ESG në nivel portofoli.

Metodologji e rezultateve të ConsciESG është dizajnuar për tu siguruar se fondet ESG krijojnë vlerë më të lartë ekonomike duke investuar në kompani të cilat kanë bërë më së shumti progres drejt objektivave të tyre të qëndrueshmërisë të 2030-ës. Platforma jonë shërben si një mjet për menaxhimin dhe raportimin e përmirësimi të ndikimit me kalimin e kohës, duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në proces.

Përmes metodologjisë sonë, menaxherët e aseteve janë të inkurajuar të investojnë në kompani që po avancojnë në drejtime të rëndësishme si dekarbonizimi (SDG 7), menaxhimi i ujit dhe mbetjeve (SDG 6, 14 dhe 15), diversiteti, paanësia dhe gjithëpërfshirja (SDG 5), dhe praktikat e rëndësishme brenda një organizate dhe në zinxhirët e tyre furnizuese (SDG 8). Për më tepër, impakti ynë shtrihet edhe tek SDG 16, duke nxitur llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e aseteve ESG, dhe në SDG 17, duke pajisur industrinë me mjetet për bashkërendim të koordinuar drejt objektivave globalë.

  1. Si erdhi ideja e krijimit të kompanisë? Si u formua ekipi?

Si një ekip Briseida dhe Adeliada e njohin njëra-tjetrën që nga shkolla e lartë. Ata takuan Shpat, CTO-në e ConsciESG, ndërsa po studionin në Universitetin Amerikan në Bullgari së bashku. Pas më shumë se një dekade përvetësimi të ekspertizës në mbarë botën, në menaxhimin e biznesit, politikëbërjen, akademinë dhe zhvillimin e softuerit, Briseida dhe Adeliada, u ribashkuan në vendin e tyre, Shqipëri, për të filluar ConsciESG. ConsciESG filloi si një ide për të adresuar problemin e tharjes së trurit në Shqipëri dhe rajon. Shembujt e profesionistëve që po shkëlqen pasi janë largua nga Shqipëria janë mëse të njohura e një prej tyre është CTO e OpenAI, Mira Murati. Briseida dhe Adeliada, dy bashkëthemelueset e ConsciESG, janë vetë produkt i tharjes së trurit në Shqipëri, ku që të dyja kanë jetuar dhe punuar në ekonomi të zhvilluara prej mëse një dekade.

Duke kuptuar se mungesa e praktikave të qëndrueshme të biznesit në vendet e punës në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga arsyet kryesore pse talenti shqiptar ka zgjedhur të rritet profesionalisht jashtë vendit, themeluesit filluan me vizionin për të sjellë një perspektivë të re për bizneset, për të ndihmuar në ruajtjen e talentit. Të dy themelueset kuptuan se nuk ishte vetëm një problem rajonal por në mbarë botën. Ekzistonte një mungesë standardizimi lidhur me atë çfarë do të thotë impakt dhe çfarë do të thotë një kompani me impakt më të mirë, dhe industria më e prekur ishte ajo e menaxhimit të aseteve e cila vetëm gjatë viteve 2020-2022 humbi triliona dollarë për shkak të integrimit të dobët të praktikave të ESG dhe rikthimeve të ulëta. Duke kuptuar hendekun që ekzistonte në treg për mjetet ESG për menaxherët e aseteve, u krijua mundësia për ConsciESG për të rishpikur një qasje të re për menaxherët e aseteve që po kërkonin integrimin e ESG në portofolet e vendimmarrjes. Duke ngritur të gjitha pyetjet më fundamentale, ndërsa adresonin dy mangësi të mëdha në zgjidhjet ekzsituese ESG për menaxherët e fondeve, pamundësia për të ofruar impakt të vërtetë dhe kthime të dobëta, dy themeluese kishin ndihmën e nevojshme për ndërtimin e një modeli të ri rezultatesh që mund të integrohej me lehtësi nga menaxherët e fondeve dhe të ruajnë aftësitë e tyre gjeneruese alfa. Shpati u ftua ti bashkohej startupit në cilësinë e CTO, nisur nga aftësitë e tij për të parë panoramën e përgjithshme, vizionit të përbashkët me themeluesit dhe përkthimi i produktit në përputhje me vizionin në një platformë të zgjerueshme dhe që plotëson standardet më të larta të menaxherëve të aseteve në mbarë botën.

Duke ruajtur një mendësi globale, por duke mos harruar kurrë rrënjët e tyre, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i përbërë nga 6 tregje Europiane në zhvillim që pritet të bashkohen me BE deri në vitin 2030, ConsciESG synon të sjellë ekspozim më të lartë për të tërhequr më shumë investime të huaja direkte me cilësi më të lartë. Për më tepër, duke qenë zgjidhja e parë ESG në rajon, ConsciESG planifikon të mbulojë të gjitha bursat rajonale të aksioneve me analizë dhe të dhëna ESG duke i paraprirë kërkesave të ardhshme të investitorëve. Kjo do të ndihmojë që listimet e kompanive rajonale të bëhen më fitimprurëse dhe të zbatueshme për menaxherët dhe investitorët e fondeve të BE-së, kriteret ESG të të cilëve, të nxitura gjithashtu nga rregulloret e rritura të KE-së, janë më të rrepta. Nëse provon i suksesshëm, ekspozimi që ConsciESG do t’u sjellë kompanive WB6, do të rezultojë në vlerë më të lartë të aksioneve dhe rritje të krijimit të vlerës.

  1. Pse zgjodhët të bëheni pjesë e programit të akslerimit Paris Techstars? Çfarë prisni prej saj?

Si themelues, ne e dinim që në fillim dëshirën për tu bërë pjesë e Techstars. Ne besojmë në modelin nuk të Techstars, duke kombinuar shtrirjen globale me një rrjet rajonal, për të ndihmuar startupet si ne të arrijnë një vizion më të lartë. Programi i Qëndrueshmërisë së Parisit ishte zgjedhja jonë e parë, falë përkushtimit të Parisit ndaj qëndrueshmërisë dhe ambicies së Francës për tu bërë “Kombi i Startupeve.” Ky program jo vetëm që përputhej me përkushtimin tonë për ESG në thelbin e ConsciESG, por gjithashtu paraqiti një mundësi strategjike për të eksploruar Parisin si selia jonë potenciale e BE-së.

  1. Për çfarë jeni më krenarë më së shumti në hapat tuaj të parë të kompanisë?

Jemi krenar që kemi vendosur një objektiv dhe vizion ambicioz nga fillimi: për të krijuar një model të ri fitimprurëse për industrinë e menaxhimit të aseteve që jep impakt pozitiv në mjedis dhe shoqëri, ndërsa i qëndron besnik misionit të shumëfishimit të investimeve të klientëve.

Kemi pasur moment për të cilat jemi krenar por edhe moment të vështira. Momentet tona më krenare zakonisht pasonin momentet e ulëta dhe të vështira, pasi qëndruam të vendosur në atë çfarë besonim. Ata kanë qenë produkt i këmbënguljes sonë të vazhdueshme. Gjatë gjithë këtij udhëtimi, ne kemi ecur përpara me entuziazëm, edhe kur bota nuk e ndau vizionin tonë. Një moment që na bëri krenar ishte ku pas një serie “jo, nuk e shohim potencialin alfa në ESG,” morëm “po-në” tonë të parë. Një menaxher fondesh në NYC vendosi të provonte modelin tonë dhe më pas na konfirmoi, “Po modeli juaj ndihmon në parashikimin e rikthimit e aksioneve.”

Ne e dimë se ky rrugëtim ka për të qenë dinamik, ku entuziazmi dhe këmbëngulja e mishëruar në ekipin tonë CEO, CSO dhe CTO i japin jetë besimit tonë se ConsciESG do t’ia arrijë të vendosë standarde të reja për integrimin e ESG nga industria e menaxhimit të fondeve në shkallë të gjerë.

  1. Si keni planifikuar të matni impaktin pozitiv të kompanisë suaj në 5 vitet e ardhshme?

Objektivi ynë është të ndihmojnë 1,000 fonde të himnizojnë triliona dollarë me kompanitë e përkushtuara ndaj net-zero, duke implementuar një cikët menaxhimi të ujit dhe mbetjeve, dhe krijimin e kushteve më të drejta dhe të mira të punës. Zgjidhja jonë, një sistem i matjes së përmirësimit të ndikimit, është dizajnuar të kapë dhe demonstrojë në mënyrë transparente impaktin në nivelet më të vogla të ESG.

Imagjinoni rezultatet: me platformën tonë, fondet që përdorin rezultatet tona mund të mbështetin kompanitë që në mënyrë kolektive të reduktojnë emetimet Scope 1 GHG me miliona ton çdo vit duke ruajtur portofolat e tyre me zero shkelje të shfrytëzimit të fëmijëve për punë në zinxhirët e furnizimit ose gigatonë tranzicion të energjisë në alternativa të rinovueshme duke krijuar miliarda në vlerë ekonomike. /PCWorld Albanian

Burimi: https://www.techstars.com/blog/startup-profile/get-to-know-consciesg-from-techstars-sustainability-paris

BURIMI: PCWORLD.AL

Related posts

Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave

Gazetamax.mk

“Fiat në dy rrota”, E-Moped 500 – skuteri elektrik në stilin e Vespas klasike

Gazetamax.mk

Veturat pa butona funksioni do të marrin pikë negative

Gazetamax.mk