GazetaMax
Glow

Emocione në skenën e “Këngës Magjike”, ndodh propozimi për martesë

Në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” në Tv Klan, moderatori Ardit Gjebrea kërkoi një vajzë nga publiku për të promovuar një produkt.

Bashkëprezantuesja Matilda Mcini zgjodhi Klean dhe e ftoi jashtë sallës, ndërkohë që Gjebrea shpjegoi se pas kësaj ftese fshihej një surprizë e veçantë.

Klea, e shoqëruar nga i dashuri i saj Adi, i cili jeton në Gjermani, nuk e kishte idenë se ajo natë do të ndryshonte gjithçka. Historia e tyre filloi tre vite më parë, kur një buzëqeshje në një plazh veror ndezi një lidhje dashurie që u forcua me kalimin e kohës. Adi, që kishte humbur nënën në moshën 21-vjeçare, e kishte gjithmonë në mendje fjalët e saj se një ditë do të gjente dashurinë e jetës.

Megjithëse Klea kishte ëndërruar një propozim në Londër apo Paris, skena e “Këngës Magjike” ishte vendi ku ëndrra u bë realitet. Ndërsa ajo ngjitej në skenë për të ‘prezantuar’ me Matilda Mcinin, Adi u shfaq pas saj, i gjunjëzuar me një unazë në dorë. Klea mbeti pa fjalë, shpërtheu në lot gëzimi dhe, me një emocion të papërshkrueshëm, tha “po”.

Publiku shpërtheu në duartrokitje, duke e bërë këtë moment një nga më të bukurit e mbrëmjes.

Burimi: botasot.info

Related posts

“Nxehet” fort në debat Fjolla Morina: As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur se Albin Kurti

Gazetamax.mk

Kur do të bëhet mami? Nevina ka një përgjigje për të gjithë

Gazetamax.mk

Vetëm 20 vjeçe, modelja e Onlyfans tregon shumën marramendëse që fitoi në një vit, ia kalon dhe yjeve më të mëdhenj të sportit

Gazetamax.mk