Bazuar në disa testime të bërë nga hulumtuesit e Two Center for Digital Journalism në Shtetin Amerikan të Kolumbias, mjeti i kërkimit të ChatGPT ka disa probleme me përgjigjet e vërteta.
OpenAI lançoi mjetin në Tetor duke thënë se përdoruesit marrin përgjigje me lidhje të burimeve të informacionit nga interneti.
Por hulumtuesit thanë se ChatGPT Search kishte probleme me identifikimin e saktë të citateve të artikujve edhe kur ato vinin nga publikues me të cilët OpenAI kishte marrëveshje.
Autorët kërkuan që ChatGPT të identifikonte burimin e 200 citateve nga 20 publikime. 40 citate u morën nga publikues që nuk lejonin përdorimin e informacionit të tyre nga OpenAI.
Ende chatboti në mënyrë të sigurte përgjigjej me informacione të rreme ku rrallë herë shprehte pasiguri për detajet që jepte. Kur iu kërkua të identifikonte burimin e një citimi nga një artikull i New York Times për balenat e rrezikuara, ai ktheu një lidhje në një faqe interneti tjetër që ishte plagjiaturë e vetë artikullit. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al