GazetaMax
Maqedoni

Mickoski: Vazhdon aksioni „Më pak shpenzime, më shumë për ty – Kujdesemi”, çmimet e mbi 600 produkteve ulen për festat e fundvitit

Për ne është nder dhe kënaqësi që sot, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, me zëvendësin, drejtorin e Inspektoratit të Tregut, me përfaqësuesit e Odave Ekonomike, që është shumë e rëndësishme me përfaqësuesit e sindikatave, ku punëdhënësit dhe punëtorët ishin në të njëjtin vend.
Në prani të prodhuesve dhe shpërndarësve, përsëri të gjithë ishin në të njëjtin vend, kemi arritur diçka që ndoshta asnjëherë nuk është bërë më parë dhe ka të bëjë me atë se të gjithë së bashku diskutuam për një periudhë të caktuar dhe gjatë këtyre bisedimeve kemi arritur një kompromis në të cilin të gjitha palët janë pajtuar që në periudhën nga 15 dhjetori deri më 15 janar, çmimet e disa produkteve, mbi 600 artikuj, do të ulen dhe do të brendohen siç ishte deri më tani, më pak shpenzime, më shumë për ty dhe kujdesemi.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë qytetarët do të mund ta njohin gjithë këtë. Natyrisht, kjo nuk është bërë përmes ndonjë mase ndërhyrëse të Qeverisë, nuk është bërë me kufizim të çmimeve, por është një zgjidhje konsensuale dhe për këtë arsye, nuk do të ketë ndëshkime, kuptohet, por vetëm monitorim për të siguruar se të gjitha këto produkte do të kenë etiketat përkatëse që u përmendën, në mënyrë që qytetarët t’i dallojnë lehtësisht këto produkte.

Edhe gjatë këtij muaji, për aq kohë sa planifikojmë që kjo iniciativë të funksionojë në mënyrë të përsosur, dua të përsëris se mbi 600 produkte janë përfshirë në këtë marrëveshje të arritur në bazë të konsensusit mes të gjitha palëve të përmendura, pres që edhe në të ardhmen të vazhdojmë të jemi bashkarisht përgjegjës ndaj shoqërisë në këto kohë të vështira, duke punuar së bashku për të ndihmuar qytetarët maqedonas, ekonominë maqedonase dhe standardin e jetesës dhe në këtë mënyrë, do të sigurojmë që të ketë më shumë për të gjithë. Ndërsa ne, si Qeveri, kujdesemi, sepse kjo është shumë e rëndësishme sepse kjo Qeveri, që nga fillimi, tashmë që janë bërë gjashtë muaj nga zgjedhja e saj, ka për qëllim të kujdeset për standardin e jetesës së qytetarëve dhe për shtetin në përgjithësi, në mënyrë që të rikthehemi në ato rrugë të suksesit, ku në thelb e kemi vendin.

Prandaj, për ta përmbledhur, pres një aksion të suksesshëm, çmime të ulëta në prag të festave të fundvitit dhe qytetarë të lumtur me tryeza të mbushura gjatë festave që po afrohen.“

Related posts

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Gazetamax.mk

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Gazetamax.mk

Mexhiti: Qeveria ndanë 20 milionë euro për garazhin nëntokësor te sheshi Skenderbeu në Shkup

Gazetamax.mk