GazetaMax
Maqedoni

Mickoski: Integrimet Evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik

Mickoski: Integrimet Evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik, punojmë për reformat të cilat do të sigurojnë sundim të ligjit, transparencë dhe efikasitet të institucioneve

“I nderuar zoti Kasanof,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Zonja dhe zotërinj,

Sot kam nderin të jem nikoqir i zotit Kasanof, me të cilin kishim një takim të sinqertë dhe miqësor, i cili ishte një konfirmim i rëndësishëm për partneritetin tri-dekadësh midis dy vendeve tona, partneritet që bazohet në vlera të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme më të mirë.

Sigurisht, biseduam për integrimet tona evropiane, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat janë prioritet i Qeverisë tonë. Këto prioritete nuk janë vetëm qëllime kombëtarë, por gjithashtu paraqesin një kusht për stabilitetin dhe përparimin e tërë rajonit.

Integrimet evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik. Po punojmë pa u lodhur për të zbatuar reformat që do të sigurojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve, kuptohet, si pjesë e kësaj mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë mënyrë, planifikojmë ti afrohemi Bashkimit Evropian dhe të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve tanë.

Në fushën ekonomike, fokusohemi fuqishëm në krijimin e një klime të favorshme biznesi që do të tërheqë investime të huaja, do të krijojë vende të reja pune dhe do të stimulojë rritjen ekonomike. Lidhur me këtë çështje, i kemi informuar miqtë tanë për gjithçka që si Qeveri kemi arritur gjatë gjashtë muajve të kaluar, që nga zgjedhja e qeverisë, duke paraqitur të dhënat dhe shifrat që natyrisht janë të disponueshme për opinionin.

Ne besojmë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e këtyre rezultateve, të cilat do i cilësoja si jashtëzakonisht pozitive për ne, duke marrë parasysh nga ku kemi filluar.

Qeveria e re, që unë drejtoj, po bën përpjekje maksimale për avancimin e këtyre proceseve, duke përfshirë implementimin e angazhimeve që dalin nga anëtarësimi ynë në NATO.

Të nderuar miq,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qenë aleatë dhe miq të ngushtë të vendit tonë.

Siç ka ndodhur edhe më parë, ashtu edhe sot, në kushte të ndryshuara gjeopolitike, si Qeveri ne mbetemi një aleat dhe partner i përkushtuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky partneritet është i fortë dhe i themeluar mbi respekt të ndërsjellë, besim dhe qëllime të përbashkëta.

Detyra jonë është të vazhdojmë t’i forcojmë këto marrëdhënie, ta thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të sigurojmë që të mirat e këtij partneriteti t’i ndjejnë të gjithë qytetarët tanë.

Fuqishëm në anën e demokracisë, paqes dhe prosperitetit dhe do të vazhdojë të zbatojë të gjitha hapat e nevojshme për përparimin e përbashkët, të frymëzuar, ndër të tjera, edhe nga miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Related posts

DPHM: Nga dita e premte valë e ftohtë dhe të reshura më të mëdha të shiut dhe borës

Gazetamax.mk

Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro

Gazetamax.mk

Spasovski: Me bashkimin e Shërbimeve të Inteligjencës, po i kthehemi kohës së regjimit

Gazetamax.mk