GazetaMax
Adrenaline

Shpendi, rrëfehet goleadori shqiptar

Cristian Shpendi, sulmuesi i talentuar i Cesena dhe aktualisht golashënuesi më i mirë në Serie B me 10 gola në 14 ndeshje, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Cronache di Spogliatoio”. Ai foli për momentin e shkëlqyer personal, rinovimin e kontratës dhe të ardhmen e tij mes Shqipërisë e Italisë.

Rinovimi i kontratës

“Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës. E di që ky është një pikënisje e re dhe ndihem krenar për këtë arritje, pasi është si ‘qershia mbi tortë’ për sezonet e fundit dhe rrugëtimin tim me Cesena.

Kam ardhur këtu pasi më kishin refuzuar shumë ekipe të tjera, kur isha më i ri. Familja ka qenë gjithmonë pranë meje, veçanërisht babai im, i cili ka qenë një shtyllë mbështetëse për mua dhe vëllanë tim në futboll. Edhe në momentet më të vështira, kur ndonjë ekip nuk na pranonte, ai na thoshte të qëndronim të qetë, të punonim dhe të prisnim mundësinë e duhur. Ai ka qenë thelbësor, sepse gjithmonë ka besuar tek ne dhe na ka inkurajuar të japim më të mirën në çdo hap të karrierës sonë”.

Zgjedhja mes kombëtares shqiptare dhe asaj italiane
Pas përfundimit të angazhimit me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, Shpendi la të hapur mundësinë për një thirrje nga Italia:

“Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur kapitullin tim për shkak të kufizimeve të moshës. Italia nuk më ka kontaktuar kurrë më parë, kështu që nuk e kam menduar ndonjëherë këtë opsion. Gjithmonë kam punuar dhe luftuar për Shqipërinë, sepse ajo ishte e tashmja ime. Po nëse Spalletti më thërret? Patjetër që do ta mendoja. Do të ishte thirrja e një trajneri të madh dhe kombëtarja italiane ka nivel botëror. Nuk mund ta injoroja një mundësi të tillë”.

Momenti aktual
Shpendi po shijon një sezon të jashtëzakonshëm në Serie B dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues në futbollin italian. Rinovimi me Cesena është shenjë e rëndësishme për të ardhmen e tij, ndërsa vendimi për kombëtaren mbetet një dilemë emocionuese që mund të ndikojë ndjeshëm në karrierën e shqiptarit.

Burimi: botasot.info

Related posts

Man Utd interesohet për Casemiron

Gazetamax.mk

Rodrygo dhe Carvajal mungojnë ndaj Almerias

Gazetamax.mk

Bournemouth – Tottenham, formacionet zyrtare

Gazetamax.mk