GazetaMax
Maqedoni

Ngriten akuza ndaj katër personave për djegien dhe grisjen e flamujve maqedonas dhe shqiptar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar kallëzim në gjykatën kompetente kundër katër personave të cilët më 28 nëntor kanë djegur flamurin maqedonas, përkatësisht flamurin shqiptar në raste të ndryshme.

Sipas PTHP-së, me veprimet e tyre ata shkaktuan urrejtje, përçarje apo intolerancë në baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese.

Për katër të cilëve u ishte caktuar masa e paraburgimit në procedurën e mëparshme, prokurorët publik kërkuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup që t’ua vazhdohet paraburgimi. Tre prej tyre dogjën dhe grisën flamurin maqedonas dhe i katërti flamurin shqiptar.

“Më 28 nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, me djegien, shkatërrimin dhe grisjen e flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tre nga të akuzuarit shkaktuan ndjenjën e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë etnike dhe ekspozuan për tallje simbolin kombëtar.

I akuzuari i katërt, pak ditë më vonë, më 2 dhjetor, ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër Republikës së Shqipërisë, duke e djegur atë, gjë që ka shkaktuar edhe urrejtje dhe intolerancë.

Veprimet e të gjithë të akuzuarve shkaktuan gjuhën e urrejtjes që u shfaq në ditët kritike veçanërisht në rrjetet sociale me tendencë të shndërrohej në incidente të reja dhune”, thonë nga PTHP.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Hoqi tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë, policia arreston 17-vjeçarin

Gazetamax.mk

Në Buxhet janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë

Gazetamax.mk

36 vullnetarë të rinj të Korpusit të paqes, japin betimin para ambasadores së SHBA-së

Gazetamax.mk