GazetaMax
Lajme

Ish këshilltari i Thaçit që luante analistin e pavarur, futet në listën e PDK-së për deputet

Gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte në pushtet, Artan Behrami ishte në ekipin e këshilltarëve të ngushtë të tij.

Por viteve të fundit Artan Behrami luante rolin e analistit, duke dhënë gjoja analiza të pavarura, në shumë raste edhe me humor duke tallur kundërshtarët politik të PDK-së.

Ai së fundmi kishte edhe një emision televiziv, ku ftonte mysafir për diskutime politike.

Por me afrimin e zgjedhjeve nacionale dhe hartimin e listave për deputetë nga partitë, ai u “zhvesh” nga roli i analistit dhe “veshi” petkun e PDK-së, ish lideri të së cilës i shërbeu me vite.

Artan Behrami mbanë një numër në pjesën e dytë të listës së PDK-së, duke synuar të bëhet deputet i kësaj partie.

Burimi: botasot.info

Related posts

Aksion i madh policor në Hasanbeg e Haraçinë

Gazeta Max

Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive

Gazeta Max

Parashikimi i frikshëm i analistit: Nëse trendi i rënies vazhdon, VV-ja mund të bie në 29.50%

Gazeta Max