Në prezantimin e analizave në lidhje me monitorimin e proceseve gjyqësore, dhe punës së këshillit gjyqësor, Darko Avramovski nga koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta”, deklaroj se janë konstatuar përmisime në këshillin gjyqësor edhe këshillin e prokurorëve publikë, por përkundër kësaj përballemi me dalje të personelit gjyqësorë, nga ku siç shtoi ai, nuk përjashtohet mundësia që të mbetemi pa gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë nëpër gjykata.
“Kur bëhet fjalë për këshillin gjyqësor dhe këshillin e prokurorëve publikë, përmirësimet e konstatuara aty janë në drejtim të rritjes së transparencës, por duhet theksuar se është formale transparenca, nuk është thelbësore, të dhëna befasuese janë, sepse ajo që pritej ishte të shihej mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në vend, por ajo që ishte e papritur ishte se po përballeshim me një dalje të pabesueshme të personelit, gjyqësorit, publike prokurorisë, të cilën në pesë vitet e fundit nuk kemi mundur ta kompensojmë fare dhe trendi ka vazhduar, kështu që praktikisht do të mbetemi pa gjyqtarë, prokurorë publikë dhe shërbime ekspertësh në gjykata dhe prokurori publike” – tha Avramovski.
Në thelb kemi vërejtje më të mëdha krahasuar me vitet e kaluara përsa I përketë efikasitetit të procedurave, shtoi Darko Avramovski.
“Dhe shihni aty, në thelb kemi vërejtjet më të mëdha për sa i përket efikasitetit të procedurës, sepse është numri më i vogël i aktgjykimeve nga të gjitha rastet e iniciuara që zhvillohen atje, vitin e kaluar kemi pasur numrin më të madh të aktgjykimeve, por ky ka qenë në thelb për shkak të parashkrimit të akteve të çështjeve penale, dhe këtu duhet pasur parasysh se jo të gjitha procedurat që zhvillohen pranë zyrave për krim të organizuar dhe korrupsion kanë një dinamikë kaq të dobët” – tha Darko Avramovski.
Avramovski deklaroj që këshilli gjyqësor ka konstatuar se ka pasur zvarritje të vetëdijshme dhe të qëllimshme të procedurave , por një numër i madhë i këtyre rasteve sipas tyre janë ekspozuan nga mediat. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN