GazetaMax
Maqedoni

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski nis asfaltimin e njërës nga rrugët më të mëdha në Vizbeg

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka nisur sot një projekt të rëndësishëm infrastrukture, asfaltimin e Rrugës 1 në lagjen Vizbeg. Kjo rrugë konsiderohet një nga më të mëdhatë në zonë, me një gjatësi prej mbi 700 metra, dhe përfshin edhe degëzimet e saj kryesore.

“Rruga 1 është një nyje kyçe për banorët e Vizbegut, pasi ajo shërben si rrugë qasëse drejt shkollës së re fillore komunale “Vizbeg”. Ky projekt është pjesë e përmbushjes së premtimeve ndaj qytetarëve dhe po realizohet me një dinamikë të përshpejtuar”, ka shkruar Kosotovski në faqen e tij zyrtare në facebook.

Sipas Kostovskit ky investim në infrastrukturë është pjesë e vizionit për një zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm të komunës së Butelit.

“Ne po investojmë në të gjitha vendbanimet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë,” ka shkruar më tej ai.

Asfaltimi i kësaj rruge përfaqëson një hap të madh përpara në modernizimin e infrastrukturës lokale, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke rritur sigurinë për të gjithë përdoruesit.

Related posts

Zekolli-Shaqiri: Me keqardhje mora lajmin për dëmtimin e flamurit të RMV-së

Gazetamax.mk

Sjellja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe skandaloze – Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme!

Gazetamax.mk

Gjashtë autobusët ekologjikë iu dorëzuan autoriteteve lokale në Shkup, donacion nga BE-ja‼

Gazetamax.mk