Pal Qarraj ka vite që është i njohur në median e shkruar, si gazetar editor dhe drejtues i disa portaleve me influencë kombëtare, gjithashtu ai është dhe drejtor i portalishqiptar.online.Dhe organizator i Festave në Kastratin e tij, traditë e filluar sëbashku me kushëririn e ti Fatjonin dhe sponsorin Simonin, traditë e cila vazhdon…
Pali u lind dhe u rrit në Kastrat të Malësisë së Madhe, që i vogël ai kishte prirje dhe talent në shkrimin e hartimeve dhe vargjeve që i kushtoheshin shkollës dhe vendlindjes, ai ishte i pranishëm në emisionet e radio Tiranës për Bashkatdhetarë, që në atë kohë ishin promovues të krijuesve, gjithashtu Pali krijojë një lidhje korrespondence me Kastratësin e njohur në mbarë botën, letrarin Gjekë Marinaj, që poezitë E Palit i botoi në revistën Pena dhe në një vëllim të përbashkët që asnjëherë nuk e mora dot, tha Pali për Portalin Bota Sot.
Pal Qarraj tashmë një emër shumë i njohur në mesin e artistëve, sepse ai ishte një nga promovuesit e tyre, duke botuar artikuj të pafund nëpër webet që ai kishte, siç është ACTVUSA.COM PortaliShqiptar.online Pasqyra.al Adrianet.al dhe disa të tjerë. Por jo vetëm si promovues artistësh, por dhe si tekstshkrues i sukses’shëm i këngëve turbo folk.
Pali tha më tej se është një person që nuk ka dëshirë të thotë qoftë as për punën që bën dhe për personat që i ka ndihmuar të arrijnë famën, dhe që tashmë i kanë kthyer shpinën, ai është modest dhe tha se dhe atë dikush e ka ndihmuar dhe ai ja kujton çdo moment ndihmën që i është dhënë nga ky person dhe shumë të tjerë.
Tashmë Pali është shndërruar në emrin e parë, shkak janë bërë këngët që ai shkroi për këngëtarin Malësor Dritan Nutaj I cili në bashkëpunim me Palin arriti që për një vit të nxjerrin projekte të mëdha që u transformuan shumë shpejt në Hite popullore, ku po cekim disa. Me xhubletë e me kunorë. Ty Kastrat o Tu K’noftë Kanga. Gjeto Daka I Kastratit. Ndërsa nga këngëtarja Donika vuçinaj është projekti PO BAJMË DASËM N’MALSI T’MADHE, dhe disa të tjera, por kënga e fundit është vërtet një projekt madhështor fjala është për këngën Dukagjin Je Ndera e Kombit e cila ska pak dit që ka dalë dhe është e njohur nga një numër i madh fansash. Ai tha më tej se projekte të mëdha me këngëtarë të mëdhenj do vijnë së shpejti, dhe të gjitha këto projekte i kushtohen traditës Malsore, veriore, krahinave dhe heronjve tanë në Malësi dhe në tokën Dardane. M.Gjokaj
Deri në projektet e reja ne në linkun më poshtë sjellim këngën më të fundit
“Dukagjin Je Ndera e Kombit.
Shkruar nga Pal Qarraj
Kënduar nga Dritan Nutaj.
Muzikë nga Valter Beqo.