GazetaMax
Galileo

Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”

Ekranet ka shumë të ngjarë të përdoren për të shfaqur njoftimet dhe përgjigjet që vijnë nga asistenti virtual.

Meta duket se po përgatitet të shtojë didplay në linjën e saj të njohur të syzeve inteligjente Ray-Ban, sipas Financial Times (FT).

Këto ekrane mund të shfaqen në versionet e ardhshme të pajisjes, që në fillim të vitit të ardhshëm. Zbatimi i mundshëm i këtij përmirësimi është gjysma e dytë e vitit 2025.

Sipas burimeve me njohuri mbi planet e Metës, ekrani do të jetë më i vogël në përmasa dhe ka shumë të ngjarë të përdoret për të shfaqur njoftimet ose përgjigjet nga asistenti virtual i AI-së së Metës. Tani për tani, nuk besohet se Meta do t’i bëjë këto syze një pajisje të vërtetë të realitetit miks.

Syzet inteligjente Ray-Ban janë një sukses i papritur për Metën. Sipas shumë reagimeve të përdoruesve dhe ekspertëve, ato duken të shkëlqyera dhe ofrojnë performancë të respektueshme.

Modeli aktual përfshin gjithashtu kufje në vesh, kamera, mikrofona dhe akses në asistentin virtual të Metës.

Burimi: botasot.info

Related posts

Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë për shkak të ndryshimeve klimatike

Gazetamax.mk

Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave

Gazetamax.mk

Qualcomm është tërhequr nga blerja e Intel

Gazetamax.mk