GazetaMax
Kosovë

Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë pothuajse tërë ditën

Një pjese e lagjeve në kryeqytet kanë mbetur pa rrymë gjatë ditës së sotme (e hënë) nga ora 11:00, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve”.

Në KEDS thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë lagje është e planifikuar për punime në rrjet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike si rrjedhojë e punimeve të planifikuara. Derisa shton se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në ora 15:00.

“Ka punime të planifikuara deri rreth orës 15:00, që lidhen kryesisht me punim në rrjet”, thekson Krasniqi

Burimi: botasot.info

Related posts

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Gazetamax.mk

“Fitoi e vërteta dhe Shqipëria” – Pas lirimit, paralajmërohet që Berishës t’i hiqet edhe masa “non grata” nga SHBA

Gazetamax.mk

Presidenti serb e quajti skenar të Kurtit sulmin në Varagë, Vllasi: Vuçiq, gënjeshtar po mos t’i bëjnë shoqëri këta tanët

Gazetamax.mk