GazetaMax
Lajme

Rrëfehet Baton Haxhiu: Kështu më shpallën të vdekur gjatë luftës në Kosovë

Baton Haxhiu ka rrëfyer historinë e tij në kohën e luftës në Kosovës, kur edhe e kishin shpallur të vdekur.
“Me datën 22 pas një balline në Kohën Ditore me UÇK-në, ishte ditë e diele, mua më thirri me urgjencë prokurori me më dënuar me vendim të prerë. Bajram Kelmendi ka ardhur bashkë me Luan Dobrosin ë Gjykatën Themelore të Prishtinës. Filloi procedura e gjykimit në orën 15:00 të dielën. Prokurori më fliste serbisht, unë ju thoja nuk po ju kuptoj. Më vendosi me procedurë të shpejt me më dënuar. Më tha je i lirë, të martën duhesh me u paraqitë për vendimin. Me datën 24-25, Bajram Kelmendin e marrin me djalin tjetër të tij, Kushtrimin dhe i kanë pushkatuar te rruga e Amortizatorëve. njerëzit që kanë kaluar andej i kanë parë trupat e tyre, edhe dikujt i ka përngja trup i njërit prej tyre me trupin tim”.
“Te një fqinjë i imi që dëgjoheshin lajmet. Ishte ai zëri kumbues i gazetares Valentina Saraqini në lajmet e orës 17:00 tha: Sot u vra Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu. Unë isha në derën tjetër. Kur e kanë dhënë lajmin veç pritsha kur po vijnë me më marrë. Më thanë po qysh NATO të ka shpallë të vdekur” tha Haxhiu në Politiko.

Related posts

Kasami pret në takim kreun e Gjilanit, Alban Hyseni

Gazetamax.mk

Grease: Ngritja e zonjave rozë transmetohet këtë pranverë, vetëm në Skyshowtime

Gazetamax.mk

Dimovski: Kryengritje sociale për realizimin e të drejtave të punëtorëve

Gazetamax.mk