Karateisti Driton Halimi është pritur sot në Kuvendin e Malit të Zi nga nënkryetari i Kuvendit, z. Nikollë Camaj, në një takim ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua sportit, ndërsa Halimi dhe Camaj shkëmbyen mendime edhe për çështje me karakter diplomatik dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Si sportist dhe karateist, Driton Halimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit sportiv dhe të krijimit të mundësive të reja për sportistët, veçanërisht përmes kontakteve, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Në takim u shpreh gatishmëri që në të ardhmen të realizohen bashkëpunime edhe më të mëdha, veçanërisht në fushën e sportit, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Halimi falënderoi nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, për pritjen dhe mikpritjen, duke vlerësuar takimin si një mundësi të mirë për forcimin e lidhjeve dhe hapjen e rrugës për bashkëpunime të reja.
https://www.facebook.com/share/p/196csu4hsu/?mibextid=wwXIfr
