GazetaMax
Lajme

Dehari nga Sellca e Tetovës: Amaneti i dëshmorëve na obligon të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të ndritur

Fatmir Dehari, një nga pjesëmarësit aktiv në luftën e 2001 sot nga fshati Sellcë prej ku edhe nisën krismat e para sot bashkë me ish luftëtarë dhe qytetarë të shumtë kanë shënuar 24 vjetorin e luftës së vitit 2001.

Postimi i plotë:

Sot të mbledhur në Sellcë të Tetovës për të kujtuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme – 14 marsin, ditën kur nisi lufta e UÇK-së në këtë trevë krenare.

Kjo ditë simbolizon sakrificën, guximin dhe përkushtimin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Në këtë vend të shenjtë, ku u shkrua historia me gjakun e dëshmorëve, përulemi me respekt të thellë dhe zotohemi se amaneti i tyre do të mbetet i gjallë përjetësisht.

Amaneti i dëshmorëve na obligon të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të ndritur.
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Related posts

Ish këshilltari i Thaçit që luante analistin e pavarur, futet në listën e PDK-së për deputet

Gazeta Max

Grupi i ekspertëve të sigurisë nga Bundestagu gjerman për vizitë në Kuvend

Gazeta Max

Në Komunën e Çairit u mbajt Mbledhje Komemorative për profesor Adnan Again

Gazeta Max