GazetaMax
Lajme

Berisha: Do plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes së shqiptarëve në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar angazhimin e tij dhe të partisë për të siguruar lehtësimin e vizave për shqiptarët që duan të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Duke iu përgjigjur komentuesve, Berisha përmendi se lehtësimi i vizave me SHBA ka nisur që gjatë mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar të PD-së dhe se ata kanë lobuar fuqishëm për këtë çështje.

Ai garantoi se, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, do të bëjë çdo përpjekje për të arritur standardet më të lehta të mundshme për hyrjen dhe daljen e shqiptarëve nga SHBA. Megjithatë, ai theksoi se heqja e plotë e vizave është një çështje që lidhet me emigracionin, një problem që është bërë i madh, dhe se do të bëhen përpjekje për të plotësuar çdo kriter për të mundësuar lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm.

Unë nuk mund të them heqjen e plotë të vizave, sepse siç e shikoni është bërë një problem madhor emigracioni në SHBA, por ne do të kërkojmë dhe garantojmë miqtë tanë se, do të plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes dhe daljes së shqiptarëve nga SHBA.

Related posts

ASH dënon aktin vandal të djegies së veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubit

Gazeta Max

Sallahu: Hapi i parë për largim të obezitetit është largimi i ushqimit të tepërt

Gazeta Max

Edhe 145 vjet pas Lidhjes shqiptare të Prizrenit, shqiptarët ende janë në kërkim të një Hasan Prishtina të dytë

Gazeta Max