GazetaMax
Lajme

Zjarr i madh në Tragjas, mjetet e zjarrfikëses i vijnë në ndihmë zonës

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e Tragjasit, ku mjetet e zjarrfikësve janë nisur për të neutralizuar situatën. Flakët kanë përfshirë një hapësirë të madhe me shkurre dhe barishte, dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Aktualisht, forcat zjarrfikëse janë në terren ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera të rrezikshme. Teksa vijon puna për shuarjen e zjarrit, nuk raportohet për persona të lënduar.

Related posts

Shoferët privatë kërkojnë takim me Arsovskën, do të qëndrojnë në rrugë gjatë gjithë orarit të punës

Gazeta Max

Në këtë orë do të falet namazi i Bajramit të Kurbanit

Gazeta Max

Ali Ahmeti uron Papën Leo XIV dhe të gjithë besimtarët katolik

Gazeta Max