GazetaMax
Ballina Lajme

Për Kreshnik Bekteshin nuk ka ende kualifikim juridk për ndonjë vepër penale, thotë avokati Millanov

Sot gjatë një konference për shtyp avokati i ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se Bekteshi është thirrur për intervistë informative dhe se i njëjti ka telefonuar vetë, pas së cilës është kërkuar që të ndalohet për kontrolle të mëtejshme.

“Sonte i përfundon afati i paraburgimit prej 24 orësh”, tha avokati Elenko Millanov, duke shtuar se deri në orën 14 nuk ka pasur njoftim në gjykatë për ndonjë procedurë ndaj Bekteshit.

I pyetur për rrethanat në të cilat Bekteshi është thirrur nëkomisariat, Millanov tha se për momentin nuk ka asnjë kualifikim juridik.

“Çështja është se ai nuk ka kualifikim ligjor. Ai është thirrur për intervistë informative, në të cilën është përgjigjur dhe pas intervistës informative është kërkuar që të mbahet në paraburgim për kontrolle të mëtutjeshme, ndërsa Ministria të kontrollojë se çfarë dhe si”, tha Millanov.

Related posts

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Gazeta Max

Filipçe sërish kërkon takim liderësh: Qeveria po vendos taksë mbi të ardhmen

Gazeta Max

Deputetja Saranda Imeri godet ashpër Valdet Xhaferin: Nga “armik” në “partner” për pushtet, farsa e radhës e BDI-së

Gazeta Max