GazetaMax
Ballina Lajme

Uzairi në homazhet për viktimat në Koçan: Drejtësia duhet të vendoset, askush s’mund të jetë mbi ligjin

Aleanca për Shqiptarët organizoi sot bëri homazhe në sheshin e Tetovës në nderim të 59 jetëve të humbura tragjikisht në Koçan. Me dhembje dhe respekt, përfaqësuesit e ASH-së qëndruan në heshtje për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj familjeve të viktimave që po përballen me këtë humbje të madhe.

Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi pas homazheve në fjalën e tij theksoi se qëndrojnë pranë familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Ata nuk janë vetëm në këtë tragjedi, sepse dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë. Ata meritojnë drejtësi dhe të vërtetën mbi këtë ngjarje që i ka tronditur të gjithë.

“Sot jemi mbledhur këtu në një moment të rëndë dhe të dhimbshëm për të shprehur solidaritetin dhe dhembshurinë tonë për jetët e humbura në këtë tragjedi të tmerrshme. Një ngjarje e tillë nuk është vetëm një goditje për familjet e viktimave, por për mbarë shoqërinë tonë.

Në këtë moment dhimbjeje, ne qëndrojmë pranë familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Ata nuk janë vetëm në këtë tragjedi, sepse dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë. Ata meritojnë drejtësi dhe të vërtetën mbi këtë ngjarje që i ka tronditur të gjithë.

Kujtojmë ende tragjeditë e spitalit modular në Tetovë, të aksidenteve tragjike në Bullgari dhe Llaskarcë. Fatkeqësisht, shpesh përgjegjësit mbeten të pandëshkuar. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë më!

Është momenti i fundit që sistemi i drejtësisë dhe gjyqësor të reflektoj, që kjo ngjarje të hetohet deri në fund, të zbardhen përgjegjësit e vërtetë dhe të ketë ndëshkim për ata që kanë dështuar të garantojnë sigurinë e qytetarëve. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Drejtësia duhet të vendoset një herë e përgjithmonë, sepse jeta e njerëzve është më e shenjtë se gjithçka tjetër.

Lutemi për viktimat dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të tyre. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, nënvizoi Uzairi.

Related posts

Mjekja Grozdanova: Shumë pak vajza vaksinohen me HPV, prindërit ta marin punën seriozisht

Gazeta Max

Tre të zhdukur nga përmbytjet në Zvicër

Gazeta Max

Mblidhet sot Kuvendi, ja kush do të drejtojë seancën konstituive

Gazeta Max