GazetaMax
Lajme

Murtezani takon zyrtarët e AFD-së: Diskutim për projekte të zhvillimit dhe reformat europiane

Ministri për Cështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se ka realizuar takim me Arno Dofen, drejtor i Agjencisë franceze për zhvillim (AFD) dhe Fransoa Vins, zëvendësdrejtor i zyrës rajonale.

“Në takim diskutam për progresin e projekteve PEEB COOL për efikasitetin energjetik dhe projektin për modernizimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimit në Shkup, si dhe mbështetjen konkrete franceze për reformat në rrugën drejt BE-së, përmes aktivitetit dhe mbështetjes së tyre për zbatimin e Agjendës reformuese nga Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor.

Këto projekte do të mundësojnë mjedis më të pastër, infrastrukturë më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ministri Murtezani.

Related posts

Kabineti qeveritar nën llupën financiare, në Qershor dorëzojnë raport se sa kanë shpenzuar

Gazeta Max

Reagim i VMRO për qëndrimet e deklaruara të Arsovskës

Gazeta Max

Kaos në Teheran: Qytetarët evakuohen, dyqanet mbyllen, radhë në pikat e karburantit

Gazeta Max