GazetaMax
Lajme

Skandali në komunën e Zhelinës/ Reagon ashpër kryetari i degës së BDI, Sulejmani: Nuk do lejojmë që interesat personale dhe keqmenaxhimi të mbulojnë të vërtetën

Skandali në komunën e Zhelinës lidhur me thirrjen e mbledhjes së Këshillit komunal nga ana e kryetarit të komunës ka bërë që të reagojë ashpër kryetari i degës së BDI, Emir Sulejmani i cili shkruan se nuk do të lejojnë që interesat personale dhe keqmenaxhimi të mbulojnë të vërtetën.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë dënojmë veprimin e paligjshëm të Kryetarit të Komunës së Zhelinës, i cili ka thirrur në mënyrë arbitrare një mbledhje të Këshillit Komunal, duke anashkaluar Kryesuesin e Këshillit dhe duke shkelur në mënyrë flagrante Nenin 34 të Rregullores së Punës.

Dorëzimi i materijalit këshilltarëve komunal ju është dorëzuar në kundërshtim me nenin 41 paragrafi (4), nga Rregullorja e Këshillit komunal në të cilin thuhet: Ftesa për thirrjen e seancës me propozimin e rendit te dites dhe materialit me ceshtjet që propozohen per rendin e ditës anëtarëve të këshillit u dorëzohen 7 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës.

Ndërsa për sencën në fjalë ky material këshilltarëve nga ana e kurirëve komunal ju është dërguar një ditë para mbajtjes së seancës, edhe atë në orët e vona të pasditës.

Ky veprim i papranueshëm ka vetëm një qëllim: të kalojë fshehurazi një pikë për shitjen e tokës publike dhe të shmangë llogaridhënien për borxhin katastrofal të komunës, që tashmë ka tejkaluar shumën prej 5 MILION EURO.

Kjo përpjekje për të shitur tokat e qytetarëve, ndërkohë që fshihet keqmenaxhimi dhe papërgjegjësia financiare, është një sulm ndaj transparencës dhe qeverisjes së ndershme.

Ne kërkojmë:

🛑Anulimin e menjëhershëm të mbledhjes së paligjshme dhe të çdo vendimi të marrë në të.
🛑Hetim të plotë dhe mbajtjen përgjegjës të Kryetarit të Komunës për këtë abuzim me pushtetin.
🛑Transparencë të plotë për borxhin prej mbi 5 milionë euro dhe planet për menaxhimin e tij.

Qytetarët e Komunës së Zhelinës meritojnë një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme.

Nuk do të lejojmë që interesat personale dhe keqmenaxhimi të mbulojnë të vërtetën dhe të dëmtojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Related posts

“Krijimi i shpresës përmes veprimit” – Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

Gazeta Max

Seancë e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Gazeta Max

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

Gazeta Max