GazetaMax
Lajme

VMRO: LSDM të mos përfitojë nga tragjedia e Koçanit

“Nuk mund ta kuptojmë gëzimin e LSDM-së që të përfitojë nga ngjarja tragjike në Koçan”, thonë nga VMRO.

Sipas tyre, dyfytyrësia e tyre shihet në njërënë anë me Venko Filipçen që drejtpërdrejtë është përgjegjës për djegien e spitalit modular dhe vdekjen e 15 njerëzve, kurse nga ana tjetër partia e tij aktron përmes gjykatës se kush duhet e kush jo të arrestohet.

“LSDM-ja të ndalojë ta ndërtojë gëzimin mbi fatkeqësitë kolektive sikurse në Koçanë, fatin tragjik të Frosinën, Martin Neshkovskit, “Lagja e Trimave”, Tamara e vogël”, thonë nga VMRO.

VMRO bën thirrje që LSDM-ja të ndalojë pengimin dhe defokusimin e hetimeve. Sipas tyre, në këtë rast janë të implikuar njerëz të LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe njerëz që nuk janë të partive dhe drejtësia duhet të jetë joselektive.
“Këtë rast nuk e shohim si betejë të partive”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Related posts

Vandalizimi i bilbordeve, reagon kompania Screen Media

Gazeta Max

Rritje më të ulët ekonomike dhe rritje të inflacionit, parashikon Banka popullore

Gazeta Max

Rici: Maqedonia e Veriut është në rrugën e vërtetë në luftën kundër korrupsionit

Gazeta Max