GazetaMax
Lajme

Task forse – Grupi punues ndërinstitucional për realizim efikas të projekteve energjetike

ShA MEPSO është një nga faktorët kryesor, i cili në të ardhmen do të përqendrohet në tejkalimin e problemeve të akumuluara pronësore-juridike nga të cilat varet ecuria e projekteve kapitale në rrjetin elektrotransmetues. Ky proces i bashkëpunimit ndërinstitucional do të përfshijë Ministrinë e Energjetikës, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencinë e kadastrës së pasurive të patundshme dhe Administratën e çështjeve pronësore-juridike.
Në takimin që u zhvillua në Ministrinë e Energjetikës, theksova se për shkak të procedurave të gjata dhe komplekse administrative për gjetjen e zgjidhjeve për çështje pronësore-juridike dhe regjistrimin e pronës shtetërore në Agjencinë kadastrale, janë ngecur disa projekte të rëndësishme infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e një trafostacioni të ri pranë fshatit Miletkovë, që është pjesë e rëndësishme e strategjisë për modernizimin e rrjetit transmetues.
Gjatë realizimit të projekteve të tilla strategjike, përballemi me vështirësi serioze, para së gjithash, për shkak të problemeve pronësore-juridike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në dinamikën e zbatimit. Duke pasur parasysh rëndësinë e projekteve të tilla për stabilitetin energjetik dhe integrimin e tregut energjetik të RMV në tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë elektrike, është më se i nevojshëm koordinimi ndërinstitucional i përforcuar dhe në kohë, si dhe definimi i procedurave që do të përshpejtojnë veprimet për zbatimin e projektit pa prolongim dhe implikime financiare shtesë.
Një vendosmëri e tillë e institucioneve për t’u përballur me sfidat e këtij lloji, sigurisht që do të çojë në qëllimin e dëshiruar, realizimin e përshpejtuar të projekteve energjetike që janë vendimtare për transmetim stabil dhe të besueshëm të energjisë elektrike.

Related posts

Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

Gazeta Max

Hapet qendra për punë sociale në Saraj

Gazeta Max

Ministri Osmani: BE tregoi se di të bashkohet në kohët historike dhe të marrë vendimet e duhura

Gazeta Max