GazetaMax
Lajme

Nis protesta e familjarëve të viktimave të Koçanit

Me fotografi të viktimave, familjarët dhe të afërmit, me heshtje dhe të qara, nisën marshimin për 60 të vdekurit në diskotekën “Pulse”. Ata thanë se është koha për të ndaluar drejtësinë selektive dhe u thanë autoriteteve se sistemi i korruptuar vrau fëmijët e tyre.

Pa thënë asnjë fjalë, ata dërguan mesazhet e tyre përmes pankartave ku shkruhej: “Ky nuk është një aksident, kjo është vrasje”, “Sistemi i korruptuar na vrau fëmijët”, “Marshimi për 59 engjëjt”.

Nga sheshi i Koçanit kanë kaluar pranë kafenesë së pronarit të disko “Pulse”, ku janë ndalur dhe kanë heshtur për nder të të vdekurve. Nga këtu shkojnë në Komunën e Koçanit, selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytet, si dhe në Gjykatën Themelore.

Related posts

Haradinaj për Asociacionin: Nuk është produkt i Kurtit, përgjegjës janë dy partitë nënshkruese

Gazeta Max

Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme

Gazeta Max

Digjet Rumania nga protestat

Gazeta Max