GazetaMax
Ballina Lajme

Liderët e BE në Tiranë, administrata në Tiranë pushim më 15 dhe 16 maj (VENDIMI I QEVERISË)

Liderët e BE në Tiranë, administrata pushim më 15 dhe 16 maj.

Vendimi i qeverisë:

CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related posts

6 gjërat që ua rikthejnë dashurinë e humbur përsëri në lidhje

Gazeta Max

Pse gërhasin fëmijët?

Gazeta Max

Cika të cilën më e njohim si artiste të artit merr pjesë si juri online në SHBA

Gazeta Max