Është shumë herët për zgjedhje të parakohshme. E kishim majin e kaluar, tha politologu Vladimir Bozhinovski në debatin e sonte në “Win-Win” në Tv Telma.
“Për zgjedhjet e parakohshme zakonisht duhet të kalojnë dy vjet të tëra, dy vjet e gjysmë, kah fundi i atij viti të tretë, fillimi i të katërt. Pastaj është më logjike të bëhen zgjedhje të parakohshme, sepse do të duhet të tregojnë se çfarë kanë bërë dhe të kërkojnë përsëri mbështetje”, theksoi Bozhinovski.