GazetaMax
Showbizz

Shfaqja e çuditshme e Britney Spears, fansat e shqetësuar për gjendjen e këngëtares

Këngëtarja e famshme, Britney Spears, i ka habitur fansat së fundmi teksa është parë duke zbritur nga avioni në Meksikë, e shoqëruar nga një burrë i cili mbante në dorë një kukull të mbështjellë më batanije që në pamje të parë të jepte përshtypjen e një fëmije.

Artistja është fotografuar teksa ecte pranë tij, e veshur me kapuç të zi, pantallona të shkurtra të bardha, sandale me taka të larta dhe syze dielli, një pamje që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për shkak të veshjes, por kryesisht për shkak të personit që e shoqëronte me kukullën në krah. Ky imazh ka ngjallur shqetësime për gjendjen e saj mendore, pasi nuk është hera e parë që ylli i estradës shfaqet në publik me një kukull. Në vitin 2021, ajo postoi një video në “Instagram” ku kërcente duke mbajtur në dorë një kukull të ngjashme, dhe ndërkohë u shpjegonte fansave të saj:

“Kam një fëmijë, djema. Do heq dorë nga xhirimet për disa kohë! Dhoma e saj është e bukur dhe emri i saj është Brennan. Ne ngjajmë! “Vajza ime e vogël! Kam mbushur 40 vjeç këtë vit. Mosha është vetëm një numër, por sinqerisht rritja është zgjedhja më budallaqe, ndaj vazhdoni të luani miqtë e mi”.

Related posts

Hidhen poshtë disa akuza nga padia që ngriti Lil Rod kundër P.Diddyt

Gazeta Max

Gazela vjen me ‘Traficante’, çka solli artisti përmes këtij projekti

Gazeta Max

Arbër Hajdari: Jozefin Marku dëshmoi se është djalë i poshtër

Gazeta Max