GazetaMax
Sport

Presion i madh mbi supet e Kylian Mbappes – Ancelotti llogarit në yllin francez për “rikthimin” ndaj Arsenalit

Pas një poshtërimi të pësuar në Emirates, ku Real Madridi pësoi humbje me rezultat 3-0 ndaj Arsenalit, tani duhet të prodhojë një mrekulli në “Santiago Bernabeu”.

Duke shpresuar për kualifikim në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, trajneri Carlo Ancelotti e ka pranuar se vetëm një njëri mund ta bëjë – ai është Kylian Mbappe.

Sipas trajnerit italian, Mbappe, që u ndëshkua me karton të kuq të dielën në La Liga me Alaves, do të jetë një prani thelbësore për skuadrën madrilene, të cilët duhet të shënojnë të paktën tre herë për ta dërguar lojën në kohën shtesë.

“Kylian është i zhgënjyer pas asaj që ndodhi në Alavés, por ai u stërvit shumë mirë. Ai është shumë i motivuar dhe e di që ne kemi nevojë për të. Jo vetëm për tu mbrojtur, por për të shënuar. Më shumë se kurrë, na duhen golat e tij nesër mbrëma “, deklaroi Carlo Ancelotti.

I pranishëm para shtypit, Carlo Ancelotti pranoi se ai gjithashtu mbështetet në kontributin e tifozëve.

“Ne kemi brumin e nevojshëm për fitore. Tifozët janë gjithmonë me ne dhe Bernabéu do të na japë forcën që na nevojitet. Ne do të luajmë me mendjen, zemrën dhe top. Jemi gati”, vazhdoi trajneri.

Ndeshja e kthimit Real Madrid – Arsenal do të luhet të mërkurën, më 16 prill, në ora 22:00, në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Related posts

Mexhiti me APEL: Alternativa e re jemi ne, ejani të ndërtojmë një traditë të re politike

Gazeta Max

Pas disfatës turpëruese nga Zvicra, sonte Kosova kërkon ringjalljen kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”

Gazeta Max

Kristian Malocaj gati për sfidën më të madhe të karrierës në IFP Fight Series – përballë Jaraja në Belgjikë

Gazeta Max