Sa orë janë shuuumë orë për t’u marrë me një film? Le të pyesim A$AP Rocky-n Reperi e ka parë filmin “The Brutalist” të regjisorit Brady Corbet plot tre herë.
“E kam parë vërtet tre herë,” tha ai për Vogue. “Është shumë [film] i mirë, për mua, sepse unë dua të bëhem dizajner mobiljesh.”
Duke bërë llogaritë, filmi zgjat 3 orë e 35 minuta, që do të thotë se në total A$AP Rocky i ka kushtuar 10 orë e 45 minuta Adrien Brody-t në ekran.
Ironikisht, pjesa që ka të bëjë me dizajnin e mobiljeve mbaron brenda 45 minutave të para të filmit, kështu që duket se reperi e ka parë pjesën tjetër thjesht për kënaqësi.
Ky film zgjat 3 orë e 35 minuta dhe A$AP Rocky e ka parë 3 herë!
Në “The Brutalist”, aktori Adrien Brody portretizon László Tóth, një arkitekt hungarez, i cili i mbijeton Luftës së Dytë Botërore, kampeve të përqendrimit dhe shkon në SHBA. Filmi na tregon peripecitë e tij, karrierën, si dhe marrëdhënien sfiduese dhe të vështirë me bashkëshorten e tij, Erzsébet (Felicity Jones).
Brody fitoi çmimin Oscar “Aktori më i mirë” për rolin e tij. “The Brutalist” u nominua në kategori të rëndësishme – duke përfshirë “Filmi më i mirë”, “Aktori më i mirë në rol dytësor”, “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, “Regjisori më i mirë”, “Skenari më i mirë original” etj. – si edhe fitoi në kategori si “Kolona zanore më e mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”.