GazetaMax
Lajme

Skandaloze/ Komunës së Tearcës i ndërpritet rryma për shkak të faturave të papaguara

Objekti i Komunës së Tearcës sot mbeti pa rrymë elektrike për shkak të faturave të papaguara ndaj EVN-së. Megjithatë, siç informuan nga komuna dhe EVN-ja për Portalb.mk, faturat janë paguar dhe do të bëhet përsëri lidhja.

Komunës së Tearcës sot iu ndërpre rryma për shkak të faturave të papaguara, edhe pse kryetari i komunës Nuhi Neziri për Portalb.mk thotë se nuk kanë borxhe.

“Janë çështje teknike, nuk kemi borxhe me EVN-në, jemi krejt në rregull”, tha Neziri.

Por një gjë të tillë e mohuan nga EVN-ja.

“Komuna e Tearcës është shkyçur si rezultat i faturave të papaguara ndaj elektrodistribuimit”, thanë nga EVN.

Megjithatë kryetari i komunës thotë se “elektrodistributori është bërë faktor ngaqë nuk ka kontaktuar me ne”.

Neziri tha se kjo çështje është zgjidhur dhe presin konfirmim.

Edhe nga EVN-ja për Portalb.mk e konfirmuan se komuna ka paguar dhe se do të bëjnë lidhjen përsëri.

Për këtë problem kritikuan eksponentë të koalicionit VLEN.

Related posts

Diskutim për strategjinë zhvillimore nacionale me Odat ekonomike

Gazeta Max

Elmedin Hasani në krye të Krim policisë në Tetovë

Gazeta Max

Drejtori i AZGJ Musliu takoi kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, Faik Nikën

Gazeta Max