GazetaMax
Lajme

Filluan punimet për asfaltim në fshatin Zdunjë, Limani: Punimet pritet të përfundojnë muajin e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi punimet në fshatin Zdunjë të Gostivarit.

Limani theksoi se ky projekt përfshin asfaltim të rreth 1.5 kilometra dhe muajin tjetër pritet që të përfundojë asfaltimi.

“Para shtrimit të asfaltit të ri, është hequr shtresa e vjetër e asfaltit, është bërë nivelizim dhe shtrimi i rrugës me tampon. Rruga pritet të jetë gati nga gjysma e muajit që vjen, kurse kostoja financiare është rreth 10 milionë denarë”, u shpreh Limani.

Limani shtoi se kjo rrugë ka qenë njëra nga rrugët më të dëmtuara dhe ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve.

Kujtojmë se kjo është një nga projektet e përbashkëta të Komunës së Gostivarit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse projekte të ngjashme infrastrukturore pritet që të promovohen edhe në periudhën në vijim.

Related posts

LSM: Shpenzimet minimale të jetesës në korrik 47.042 denarë

Gazeta Max

Vëllau i Blerim Sejdiut me pushime luksoze në Sloveni

Gazeta Max

Na pret një dimër relativisht i butë, me shumë mundësi për reshje bore në pjesën e dytë

Gazeta Max