GazetaMax
Lajme

Taravari: Nuk bie pre e provokimeve të atyre që duan spektakël politik

Pas konferencës për media të koalicionit VLEN, në të cilën ata deklaruan se Arben Taravari dhe ASH është vetpërjashtuar nga ky koalicion dhe se po i shërbejnë rikthimit të BDI-së, ka reaguar Arben Taravari.

Ai thotë se nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik, mirëpo do të qëndrojë mirënjohës ndaj çdo partie me të cilën kanë bashkëpunuar.

Reagimi i plotë:

“Fatkeqisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar.

Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është Mirëqënia e Shoqërisë. Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm.

Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë. Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar.

Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik”, ka shkruar Taravari.

Related posts

Kisha në Malin e Kakariqit në përfundim e sipër, Peti Camaj: Kontributi i atdhetarëve po jetësohet

Gazeta Max

Kovaçevski: Ngrohje dhe gaz do të ketë edhe pas 1 janarit

Gazeta Max

Pandov takon drejtorin e Shoqatës Europiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu

Gazeta Max